INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Duterte provokon katolikët: Jezusi u kryqëzua? F ** k, sa e pavlerë

Duterte provokon katolikët: Jezusi u kryqëzua? F ** k, sa e pavlerë

Publikuar më: 11:45 31-12-2018

Presidenti i Filipineve Duterte vijon të trondisë opinionin publik me deklaratat e tij kontroverse. Së fundmi Duterte ka ndarë pikëpamjet e tij mbi parimet themelore të besimit të krishterë, duke e quajtur doktrinën e Shenjtë të Trinisë “një budallik” dhe duke pretenduar se ishte “e padenjë” për një zot të vërtetë që të kryqëzohej.

Fjalimin e tij të fundit kundër Kishës Katolike, Duterte e nisi duke tallur Trininë e Shenjtë, Atin, Birin dhe Shpirtin e Shenjtë, ose tre shprehje të një esence hyjnore.

“Ka vetëm një Perëndi. Ju nuk mund ta ndani Perëndinë në tre, ky është budallallëk”, tha Presidenti i Filipineve në atë që është kritikuar në rrjet duke u cilësuar si një fyerje ndaj katolicizmit.

Kreu 73-vjeçar i shtetit në Kidapaëan City nxiti retorikën e tij mbi mënyrën si u bë kryqëzimi i Jezu Krishtit, duke përdorur gjuhën jashtëzakonisht vulgare për të sulmuar atë që miliarda në mbarë botën e konsiderojnë si Perëndinë planin hyjnor të shpëtimit të njerëzimit nëpërmjet sakrificës së Birit të tij.

“Perëndia juaj u gozhdua në kryq. F ** k! Sa e pavlerë”, tha Duterte,

Duterte nuk u ndal me kaq, pasi vazhdoi fjalimin e tij me një sulm kundër nderimit të shenjtorëve dhe besimin në ndërhyrjen e tyre hyjnore.

Duterte, i cili në vitin 2015 zbuloi se ai ishte ngacmuar nga një prift kur ishte i ri, shpesh ka goditur institucionin e Kishës Katolike, e cila mbetet kritike ndaj udhëheqjes së tij dhe politikave kundër drogës.

Article Logic
Execution time: 0.0036630630493164