INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dua publikon video nga fëmijëria duke folur SHQIP, shihni çfarë i komentojnë Bebe dhe Gashi, po Rita Ora? [FOTO]

Dua publikon video nga fëmijëria duke folur SHQIP, shihni çfarë i komentojnë Bebe dhe Gashi, po Rita Ora? [FOTO]

Publikuar më: 17:32 15-01-2019

Dua Lipa ka marrë vëmendjen me një video shumë të ëmbël të publikuar gjatë ditës së djeshme.
Dua Lipa ndjeu nostalgji për kohën e fëmijërisë.

Në rrjetin social Instagram, këngëtarja me famë botërore publikoi një video të ëmbël nga fëmijëria e saj, në të cilën ajo po fliste shqip dhe prezantonte para kamerës motrën e saj.

Kjo video e këngëtares nuk mbeti pa u komentuar nga fansat e saj, të cilët si gjithmonë i dhuruan shumë dashuri.

Por, jo vetëm nga fansat, Dua mori komente pozitive edhe nga dy këngëtarë të mirënjohur shqiptar, Bebe Rexha dhe Gashi.

“Vdiqa”, ishte komenti i Bebes. Ndërkaq, Gashi i tha: “Unë jam Dua Lipa, si të doje të thoje, respektoni emrin tim. LEGJENDË”.

bebe-gashi_1547553662-4984101.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036101341247559