INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Më duhet të largohem', banori i Big Brother largohet nga shtëpia krejt papritur

'Më duhet të largohem', banori i Big Brother largohet nga shtëpia krejt papritur

Publikuar më: 21:27 31-01-2026

Një lajm i papritur ka tronditur shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 4”. Lim Hoti, banori i cili i dha një dinamikë të re lojës dhe riktheu vëmendjen e publikut te ky format, ka vendosur të ndërpresë rrugëtimin e tij sonte.

Hyrja e tij në shtëpi u karakterizua nga situata intensive, debate të forta dhe, mbi të gjitha, raporte të komplikuara me disa prej vajzave të shtëpisë. Por, pavarësisht zhurmës që krijoi, Limi ka mbledhur banorët në sallon për t’u komunikuar vendimin e tij të pakthyeshëm.

“Banorë, kam lajmërim për ju. Me thënë të drejtën, ishte një udhëtim shumë i bukur, dhe kemi kaluar një kohë shumë spektakolare,” e nisi ai fjalimin e lamtumirës.

Mes emocionesh, ai shtoi: “Çdo moment këtu nuk do ta harroj asnjëherë, por mua më duhet të largohem.”

Ky largim vjen në një moment kulminant të lojës, duke lënë shumë pikëpyetje mbi arsyet e vërteta dhe se si do të ndryshojnë ekuilibrat në shtëpi pas daljes së tij.

 

Article Logic
Execution time: 0.0033140182495117