INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kush e fiton 'Big Brother VIP 5'? Keijsi zbulon emrat e banorëve më të fortë sipas tij

Kush e fiton 'Big Brother VIP 5'? Keijsi zbulon emrat e banorëve më të fortë sipas tij

Publikuar më: 15:30 28-01-2026

“Është shumë herët për të thënë se kush e fiton Big Brother”. Kështu u përgjigj Keijsi pyetjes se kush e fiton këtë edicion të pestë të reality show-t, teksa ishte sot i ftuar në emisionin “Shqipëria Live”. Në vend të kësaj, ish-banori tha emrat e atyre që ai i mendon më të forte deri në këtë pike të lojës. Sipas tij janë, Selin, Miri dhe Kristi. Ai u shpreh se edhe Mateo është mirë¸por nuk e mendon në finale.

Pjesë nga intervista:

Kush e fiton?

Është shumë herët për ta thënë diçka të tillë

Duket aty, kur je aty brenda e dallon më kollaj

Nuk e dallon se ndërrojnë nga Prime në Prime, nga karakteri në karakter, edhe nuk besoj se ka dikë konkret akoma.

Po një na thuaj

Emrat e fortë, në syrin tim është Selin, Miri, që mbajnë presionin. Personazh mund të jetë edhe Kristi. Mateo ka arritur deri diku, por nuk besoj se do të shkojë deri në finale.

Kujtojmë se Keijsi u përjashtua mbrëmjen e djeshme nga “Big Brother VIP 5” me zarf të zi, pasi ka thyer rregullat e lojës.

Article Logic
Execution time: 0.0024509429931641