INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pjesë e ‘Ferma VIP’ me këtë rol të rëndësishëm? Luiz Ejlli thyen heshtjen: Edhe këtë vit…

Pjesë e ‘Ferma VIP’ me këtë rol të rëndësishëm? Luiz Ejlli thyen heshtjen: Edhe këtë vit…

Publikuar më: 13:35 28-01-2026

Prej disa javësh në media të ndryshme online është përfolur se Luiz Ejlli do të jetë pjesë e formatit ‘FERMA VIP 3’, në rolin e ‘kryeplakut’. Lajmi u përhap menjëherë dhe i shpejtë ka qenë reagimi i Luizit, i cili ka thyer heshtjen, përmes Instagramit, sigurisht me pak doza ironie.

Ai u është drejtuar portaleve, gazetarëve apo siç i quan ai “astrologëve”, të cilët sipas tij, çdo vit bëjnë parashikime të ndryshme për pozicionet e tij nëpër formate televizive.

“Edhe këtë vit si çdo vit, ‘astrologët’ thonë që do të jem opinionist, kryeplak, bajraktar, kryetar komune etj. E doni përgjigjen? Apo t’i lë edhe pak meqë është fund muaji dhe kanë detyrime, qera dhe rroga për të paguar?”, shkroi ai.

Kujtojmë se edhe vitin e kaluar pati të njëjtat thashetheme rreth përfshirjes së tij në formatin “Ferma VIP”, por që në fund rezultuan të pavërteta.

sugar.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0040950775146484