INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dua Lipa nxjerr jashtë loje Rita Orën dhe ajo ka të drejtë të xhelozojë. Ja ku do ta shohim tani [VIDEO]

Dua Lipa nxjerr jashtë loje Rita Orën dhe ajo ka të drejtë të xhelozojë. Ja ku do ta shohim tani [VIDEO]

Publikuar më: 14:13 26-01-2018

Nuk e dimë nëse kanë xhelozi ndaj njera-tjetrës por çdo ditë e më shumë po na bëjnë krenarë nëpër botë.

Dua Lipa dhe Rita Ora janë dy nga këngëtaret shqiptare të cilat po qëndrojnë në maje të charteve botërore kohët e fundit dhe sukseset e tyre nuk kanë të sosur. Ritën e kemi parë shpesh në spotet e kompanisë Adidas, imazh i së cilës është, mirëpo këtë herë është lënë në hije nga Dua Lipa.

Pas suksesit të arritur me këngën e saj më të fundit “IDGAF”, e cila deri më tani është klikuar mbi 47 milionë herë në YouTube, Lipa këtë herë është shfaqur edhe në reklamën më të re të kompanisë së veshjeve sportive “Adidas”.

Lajmin e ka bërë të ditur babai i këngëtares, Dukagjin Lipa, i cili ka postuar videon e reklamës së re të Adidas në rrjetet sociale.

@dualipa New Adidas Campaign. Original is never finished?#adidas #dualipa

A post shared by Dukagjin Lipa (@dukagjinlipa) on

Article Logic
Execution time: 0.0040647983551025