INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dorëhiqet prokurori që kërkoi burgim të përjetshëm për Dritan Dajtin: Ndihem i pavlerësuar

Dorëhiqet prokurori që kërkoi burgim të përjetshëm për Dritan Dajtin: Ndihem i pavlerësuar

Publikuar më: 18:08 29-03-2019

Është dorëhequr nga detyra prokurori Ardian Nezha, i njohur ndryshe si prokurori që kërkoi dënimin me burgim të përjetshëm të Dritan Dajtit.

Në argumentin e tij për lënien e detyrës, shprehet ndjenja e mosvlerësimit nga ana e Kryeprokurores Arta Marku.

“Ndihem i pavlerësuar, brenda një viti me transferuan dy herë në Pukë”, mësohet të jetë shprehur Prokurori Nezha.

Nezha ka kërkuar nga KLP t’i pranojë dorëheqjen duke shpallur përfundimin e statusit të magjistratit ndërsa kërkesa e tij pritet të shqyrtohet më 1 prill.

Article Logic
Execution time: 0.0033280849456787