INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vettingu, konfirmohet në detyrë kreu i prokurorisë së Apelit [EMRI]

Vettingu, konfirmohet në detyrë kreu i prokurorisë së Apelit [EMRI]

Publikuar më: 11:34 04-03-2019

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi konfirmimin në detyrë të drejtuesit të Prokurorisë së Apelit në Tiranë, Dritan Peka.

Rivlerësimi i tij u bë për të tre kriteret. Në seancën e drejtuar nga treshja e gjyqtarëve Roland Ilia, Olsi Komici dhe Lulzim Hamitaj, prokurori Peka zgjodhur të ishte vetë i pranishëm bashkë me avokatin për të pritur vendimin.

Sipas Inspektoratit të Lartë të Deklarimit të Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit prokurori Dritan Peka kishte kryer deklarim të saktë në përputhje me ligjin, ka pasur burime të ligjshme, nuk ka kryer fshehje të pasurisë apo deklarim të rremë dhe se nuk ka konflikt interesi.

Article Logic
Execution time: 0.003849983215332