INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vettingu në Politikë/ Opozita mbërrin në Kuvend, merr pjesë në Këshillin e Legjislacionit

Vettingu në Politikë/ Opozita mbërrin në Kuvend, merr pjesë në Këshillin e Legjislacionit

Publikuar më: 16:43 05-12-2018

Opozita ka mbërritur në kryesinë e kuvendit, duke marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit, aty ku diskutohet edhe nisma e saj më e rëndësishme për Vetting në politikë. deputetët demokratë dhe ata të LSI kanë shkuar aty për tju përgjigjur pyetjeve që socialistët kishin depozituar me shkrim lidhur me këtë nismë. përgjigjet për ta i kishte eksperti ligjor Gazmend Bardhi. A është kjo nismë një mbivendosje për institucionet e drejtësisë dhe procesit të dekriminalizmit?
Gazmend bardhi:
“Vetingu është një proces administrativ që kontrollon cilësitë dhe integritetin e një personi, si rregull përpara se atij ti ofrohet apo të marrë një post publik”.
Demokratët kërkojnë përcaktimin e qartë se cili kontakt sjell kufizimin për zgjedhjen apo lënien e një mandati për zyrtarët e lartë .
Gazmend bardhi:
“ Cili kontakt ka sjellë ka sjellë kufizimin e të drejtës për tu zgjedhur. Cili kontakt ka sjellë lënien e mandatit të deputetit apo shkarkimi nga detyra e një ministri, Kryeministri apo një zyrtari të lartë kushtetues.
Por jo vetëm kontaktet por dhe periudha kohore që do ti nënshtrohet verifikimit, duhet të jenë të specifikuara qartë në draft thonë demokratë.
Gazmend Bardhi:
“Të përcaktohet periudha kohore që do ti nënshtrohet procesit të verifikimit si dhe periudha kohore të kufizimit” .

 

Article Logic
Execution time: 0.0041201114654541