INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nga 1 janari 3 herë më shumë taksë për pronën. Flasin ekspertët, qeveria rrezikon dështimin[VIDEO]

Nga 1 janari 3 herë më shumë taksë për pronën. Flasin ekspertët, qeveria rrezikon dështimin[VIDEO]

Publikuar më: 15:26 05-12-2018

Qeveria rrezikon të dështojë sërish me mbledhjen e taksës së pronës. Edhe pse kjo taksë e re ka hyrë në fuqi që në 1 prill, mbledhja e saj u shty për në 1 janar të 2019-ës. Por, ekspertët e fushës e shohin të pamundur mbledhjen e taksës së pronës edhe në janar të vitit të ardhshëm. 

Agron Haxhimali:
“A rrezikohemi, që edhe për vitin e ardhshëm të kemi të njëjtat probleme? Përgjigja ime si specialist dhe si njohës, por edhe duke biseduar me specialistët e bashkive dhe duke i parë në terren, unë mendoj që dhe viti i ardhshëm nuk do të jetë një vit i shëndetshëm i taksës së pasurisë”.
Në një intervistë për IN tv, kryetari i i Shoqatës së Bashkive Agron Haxhimali jep dhe arsyet e këtij dështimi.
Agron Haxhimali:
“Problemi kryesor që mbetet, është se njësitë pasurore në Shqipëri mbeten të paidentifikuara siç duhet. Njësitë pasurore në Shqipëri nuk kanë mjaftueshëm të dhëna për pronën për pronarin, për sipërfaqen, për numrin e kateve, për vlerën e tyre”.
Por, kush është përgjegjës për dështimin e mbledhjes së taksës së pronës?
Agron Haxhimali:
“Për mua mbeten dy ose tre institucione shumë të rëndësishme, që posedojnë të dhëna, por që nuk i kanë transferuar tek bashkitë dhe tek ky sistemi informativ, që janë ALUIZNI, që i ka më të update-uar dhe më të sakta, se i ka të freskëta dhe Zyra e Pasurive të Paluajtshme. Këto dy institucione me keqardhje them, që nuk po bashkëpunojnë mirë, nuk po i transferojnë të dhënat nëpër bashki”.
Haxhimali ngre shqetësim edhe për nivelin e taksës së pronës, ndërsa nuk shfaqet optimist që kjo taksë që paguhet do të kthehet pas me investime publike.
Agron Haxhimali:
“Vjet e kanë paguar 1 lek, sot do të paguajnë 3 lekë, pra dyfish apo trefish më shumë, varet nga zona, por ajo që është shumë e rëndësishme për mua në këtë rast është që, qytetari vërtetë e paguan, por duhet të bindet për këtë taksë që ka paguar tek bashkia, duhet t'i kthehet mbrapsht përmes shërbimeve”.

Article Logic
Execution time: 0.0032479763031006