INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk ka aftësinë profesionale por as nuk justifikon pasurinë, Vettingu kap Prokurorin e Apelit

Nuk ka aftësinë profesionale por as nuk justifikon pasurinë, Vettingu kap Prokurorin e Apelit

Publikuar më: 10:20 20-06-2018

Pasuria dhe aftësia largon nga drejtësia Prokurorin e Apelit të Tiranës Gentian Trenova. Këtë të mërkurë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka dhënë vendimin për Prokurorin Trenova. KPK-ja vendosi që të shkarkojë nga detyra prokurorin i cili njihet si prokurori i Bandës së Lushnjës dhe i Aldo Bares. Mësohet se pasuria dhe aftësitë profesionale e kthyen Gentian Trenovën në të akuzuar si të dyshuar si nga KPK, por edhe ONM. Për blerjen e apartamentit 50 metra katrorë që më pas ia dhuroi vjehrrit, dupleksin e ndërtuar prej tyre dhe për dy kontrata, Gentian Trenovës iu kërkua llogari për mbi një orë.
Në kontratën e parë për blerjen e shtëpisë Trenova thoshte se do ta blinte 40 mijë euro. Në të dytën prokurori firmos se e ka blere 1 milionë e 900 mije lekë me ndihmën e 28 mije eurove kredie të shpenzuara edhe për mobilimin.
Pyetjes se kujt i duhej besuar dhe pse ia kishte dhuruar shtëpinë vjehrrit Prokurori u përgjigj se kjo është një marrëdhënie familjare.
Ndërsa për kontratat Trenova tregoi se e vlefshme është kontrata e dytë, përderisa kontrata e parë ishte një kontratë porosie. Por kolegu i tij belg, karriera e të cilit shënon 23 vite në akuzë dhe që së fundmi përfaqëson ONM, nuk i kurseu kritikat.

Article Logic
Execution time: 0.0022718906402588