INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kapet gomonia e braktisur në Darzezë, skafistët i ikin policisë

Kapet gomonia e braktisur në Darzezë, skafistët i ikin policisë

Publikuar më: 09:22 20-06-2018

Një gomone me dy super motorë rreth 12 metra e gjate është gjendur në Darzezë të Fierit.

Dyshohet se skafistët janë trembur sapo kanë parë policinë janë larguar duke u fshehur në pyll dhe duke lënë gomonen e braktisur, e cila dyshohet se do të transportonte drogë drejt brigjeve italiane.

Një ndjekje nga policia e Vlorës, Fierit, Delta Forcë, Policia Kufitare dhe Guardia Di Finanaza mbrëmjen e djeshme, është përmbyllur me bllokimin e një gomoneje.

Bëhet fjalë për një gomone të fuqishme rreth 12 metra të gjatë, me dy motorë me nga 300 kuaj fuqi secili.

 Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe kapjen e autorëve.

Article Logic
Execution time: 0.005551815032959