INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Donaldi i kërkoi llogari publikisht, Bora Zemani i jep përgjigjen EPIKE

Donaldi i kërkoi llogari publikisht, Bora Zemani i jep përgjigjen EPIKE

Publikuar më: 19:26 26-11-2022

Bora Zemani nuk ka ndërmend t’ia kthejë më varesën Donald Veshajt. Në një postim në Instastory, ajo i ka kthyer përgjigje moderatorit që i kërkoi llogari për varësen që i dhuroi një vit më parë teksa ndodhej brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.

Më 6 tetor të vitit 2021, aktori i humorit ishte brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri “Big Brother VIP”, kur vendosi që t’i bënte një dhuratë moderatores shqiptare.

Ata festonin 3-vjetorin e lidhjes, e për këtë arsye Donaldi vendosi brenda një kutie me ëmbëlsirë varësen e tij dhe e hodhi përtej murit. Dhurata shkoi në duart e Borës, e cila nuk ngurroi që ta tregonte për publikun, por javë më pas ajo e hoqi sepse Donaldi nisi një histori me Beatrix Ramosaj brenda shtëpisë.

Tashmë që Bora dhe Donaldi janë rikthyer sërish bashkë, aktori ka pyetur publikisht moderatoren se ku e ka varësen.

“Nuk ta jap më, kot interesohesh”, thotë ajo krah fotos.

download_2.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037050247192383