INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ditëlindja më e çmendur që mund të keni parë! Këngëtarja feston 50-vjetorin, thyen rrjetin me pamjet e ditëlindjes [VIDEO]

Ditëlindja më e çmendur që mund të keni parë! Këngëtarja feston 50-vjetorin, thyen rrjetin me pamjet e ditëlindjes [VIDEO]

Publikuar më: 11:29 25-07-2019

Jennifer Lopez është një nga këngëtaret me famë botërore e cila është e adhuruar për të gjithë njerëzit në mbarë botën, e cila vazhdon të jetë një femër mjaft tërheqëse dhe trupi i saj bombastik ëndërrohet nga çdo femër.

Para disa muajsh, këngëtarja është martuar me Alex Rodriguez, i cili është një lojtar bejsbolli.

Ditën e djeshme ylli i muzikës botërore Jennifer Lopez festoi ditëlindjen e saj të 50-të, e cila ishte një festë mjaft e “çmendur”.

Këngëtarja ka publikuar në rrjetet e saj sociale disa pamje nga festa e çmendur dhe duket se ajo e ka shijuar në maksimum mbrëmjen fantastike e cila duket në super formë dhe nuk i intereson mosha e saj.

Këngëtarja ka festuar pranë partnerit dhe të afërmeve të saj në një festë të organizuar në një club me tortë gjigante dhe muzikë të lartë.

jlo from sonila on Vimeo.

Energjia e Lopez është thjeshtë e paparë sikur të ishte adoleshente, e cila e tregoi mjaft mire se mosha është thjeshtë një shifër dhe nuk e ndalon aspak që të bëjë gjëra të çmendura në këtë jetë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0045349597930908