INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dita e Verës në Tiranë, si ndryshon qarkullimi i mjeteve...

Dita e Verës në Tiranë, si ndryshon qarkullimi i mjeteve...

Publikuar më: 12:00 17-03-2019

Tirana këtë të dielë festoon Ditën e Verës ku janë organizuar një sërë aktivitetesh. Për këtë arsye ka patur edhe devijim të qarkullimit të automjeteve.

Më konkretisht, ndalimi i qarkullimit do të bëhet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nga ora 8 deri në orën 17; në sheshin “Nënë Tereza” nga ora 19 e ditës së shtunë deri në mesnatën mes të dielës dhe të hënës; si dhe në rrugët “Pjetër Bogdani e “Brigada e VIII”, si dhe segmenti midis “Vaso Pashes” dhe “Ibrahim Rugovës” nga ora 8 e së dielës deri në 4 të mëngjesit të së hënës.

Ndërsa automjetet e transportit urban, respektivisht linja e Unazës do të devijohet në urën e rrugës “Sami Frashëri” me urën e rrugës së “Elbasanit”; linja e “Tiranës së Re” do të devijohet në rrugën “Sami Frashëri”; ndërsa linja Kinostudio-Kombinat do të devijohet te sheshi i “Medresesë” dhe përballë Kishës Ortodokse në rrugën e “Kavajës”.

Në fund, por jo më pak e rëndësishme, automjetet e emergjencës dhe të Policisë së Shtetit do të qarkullojnë në rrugët “Ibrahim Rugova”, “Vaso Pasha” dhe “Papa Gjon Pali II”, në unazën e vogël të qytetit.

Article Logic
Execution time: 0.0038139820098877