INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si e largojnë dimrin indianët, gratë rrahin burrat me shkopinj [VIDEO]

Si e largojnë dimrin indianët, gratë rrahin burrat me shkopinj [VIDEO]

Publikuar më: 12:21 17-03-2019

E dini India ka një mënyrë shumë interesante për të pritur verën dhe për të larguar dimrin. Gratë rrahin burrat me shkop për të festuar Lathmar Holi-in, pjesë e festivalit e famshëm të ngjyrave që shënon fundin e dimrit.

Mijëra vetë vërshojnë në qytezën Barsana në Utar Pradesh për ritualin e veçantë, i cili tërheq çdo vit si pelegrinë vendas, ashtu edhe turistë të huaj.

Meshkujt nga fshati fqinje Nandgaon këndojnë këngë provokuese dhe përpiqen t’i lyejnë me bojë gratë e Barsanas ndërsa ato i përgjigjen duke i goditur me shkopinj të mëdhenj; burrat i presin goditjet të ulur në tokë me një mburojë mbi kokë. E gjithë kjo behet me shaka dhe është pjesë e argëtimit.

Gjatë pauzave të festimeve, pjesëmarrësit konsumojnë një pije të ftohte të njohur si ‘thandai’, e përpiqen të gëzojnë të gjithë së bashku, si mënyrë për t’u afruar me njëri-tjetrin.

Article Logic
Execution time: 0.0038650035858154