INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryeqyteti feston Ditën e Verës, Veliaj thumbon PD-LSI: Protestuesit një grup ekskursionistësh që dhunuan Tiranën

Kryeqyteti feston Ditën e Verës, Veliaj thumbon PD-LSI: Protestuesit një grup ekskursionistësh që dhunuan Tiranën

Publikuar më: 12:53 17-03-2019

Ashtu siç ishte njoftuar edhe më parë, Tirana ka festuar sot Ditën e Verës.I pranishëm në aktivitetet ishte edhe kryebashkiaku, Erion Veliaj, i cili në fjalën së tij, nuk la pa përmendur edhe protestën e ditës së djeshme të opozitës.

Ai i quajti protestuesit një grup ekskursionistësh që dhunuan Tiranë.

"Unë dua ti falënderoj të gjithë qytetarët e Tiranës që dje u distancuan nga aktet e dhunës, të zjarrit, të hurit dhe litarit dhe sot demonstrojnë atë që Tirana është vërtet. Tirana përtej të majtës dhe të djathtës, përtej PD dhe PS e do jetën e do shtetin, e do artin dhe kulturën. Ndaj dhe për këtë Tiranë edhe për fëmijët e këtij qyteti, që nuk ka fare rëndësi çfarë bindjesh kanë prindërit, po në këtë qytet punohet njësoj për të gjithë. Ndaj mesazhi që japim për Ditën e Verës është hajde të fokusohemi tek gjërat që na bashkojnë, hajde të fokusohemi tek një Tiranë që po bën progres, hajde të fokusohemi tek dashuria, paqja dhe jo për tu përçarë dhe dhunuar një qytet që mezi ne e ndërtojmë.

Qyteti nuk e pranon bulizmin, nuk e pranon dhunën, pavarësisht se nga cili qytet vijnë. Për të gjitha ata që erdhën dje për ekskursion në Tiranë, unë u bëj një pyetje: Sa mirë pastrohet qyteti nga vini Burreli, Kamza, Paskuqani, Shkodra, Lezha, Pogradeci? Sa mirë janë kopshtet dhe shkollat në qytetin prej nga vini për të dhunuar Tiranën.

Kryebashkiaku tha se Tirana nuk mund të tolerojë dhunën në Tiranë.Ndër të tjera Veliaj rikonfirmoi kandidimin për një mandat të dytë në Tiranë.

"Ne nuk kemi askujt kujt ti tregojmë forcën përsa kohë jemi të fortë në shpirt. Fakti që sot jemi trefish i ekskursionit të djeshëm nuk na bën të ndihemi krenarë, thjesht na bën të ndihemi të vendosur që të vazhdojmë rrugën që kemi nisur. E përbuz dhunën. Dje miqtë e mi demokrat më shkruanin, unë jam demokrat nuk të kap votuar herën e parë, do të votoj herën e dytë, por unë me të tilla gjëra që shkatërrojnë të ardhmen e fëmijëve të mi nuk bashkohem. Sot nuk jemi të ndarë mes partive, sot jemi të ndarë mes një pakice që bën ekskursionet e dhunës dhe një shumice përtej bindjeve që e do Tiranën dhe progresin".

Article Logic
Execution time: 0.0016498565673828