INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lojëra, muzikë, Tirana feston sot 'Ditën e Verës'/ Ja lista e plotë e 50 aktiviteteve

Lojëra, muzikë, Tirana feston sot 'Ditën e Verës'/ Ja lista e plotë e 50 aktiviteteve

Publikuar më: 11:53 17-03-2019

Bashkia e Tiranës ka organizuar më shumë se 50 aktivitete të ndryshme festive me rastin e Ditës së Verës e cila u shty për këtë të dielë për shkak të motit. I gjithë segmenti nga Sheshi “Skëderbej”, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, ish-Blloku dhe Kodrat e Liqenit Artificial janë vendet ku do të ofrohe aktivitete, lojëra dhe muzikë.

Atmosfera ka nisur të ndjehet që në orët e para të ditës së sotme.

Prej orës 9:00 të mëngjesit e deri në mesnatë, të gjithë qytetarët, e sidomos fëmijët, do të mund të kalojnë një ditë të paharruar, duke shijuar aktivitetet e organizuara nga Bashkia e Tiranës, por edhe duke u bërë pjesë e tyre. Kështu, në sheshin “Skënderbej” festimet nisin në orën 09:00 me Panairin e Gjelbërt, ku nxënësit e shkollave të kryeqytetit do të sjellin punimet e tyre me temë mjedisin, dhe më pas do të mbjellin 300 fidanë lulesh.

Gjithashtu në zona të ndryshme të sheshit "Skënderbej" do të jetë edhe këndi i pediatrit, këndi i gatimit, si dhe këndi i pikturës.

Për fëmijët do të organizohen lojëra të ndryshme popullore, ndërsa bulevardi "Dëshmorët e Kombit" do të funksionojë edhe si një zonë për lojërat e dikurshme të rrugës.

Për të gjithë të apasionuarit e motorrave në mesditë do të do të ketë një shoë-n në sheshin "Nënë Tereza", duke pasuar më pas në orën 14:00 me një koncert me këngëtarët më në zë.

Muzika do t’i shoqërojë kryeqytetasit edhe në zonën e ish-Bllokut, ndërkohë që për të gjithë ata që do t’i drejtohen kodrave të Liqenit Artificial, Bashkia e Tiranës ka organizuar koncerte, panaire dhe kampionate të ndryshme.
Ja kalendari i plotë i aktiviteteve për Ditën e Verës:

SHESHI SKENDERBEJ
-ORA 09:00 PANAIRI I GJELBER
-ORA 09:00-15:00 Përformanca artistike
- Shkolla të ndryshme të Tiranës
- Grupi Polifonik nga Ansambli i Tiranes
- Tirana Art Fest
- Festivali Ritet e Pranverës
- ORA 10:00 TEATRI I KUKULLAVE - Shfaqja 3 Derrkucet 1 ore
- ORA 10:00-13:00 COOKING ZONE - Gatime nga femijet
- ORA 09:00-15:00 KENDI I PEDIATRIT
- ORA 09:00-15:00 PIKTURO QYTETIN TEND
-ORA 09:00-15:00: PANAIRI I SIPEMARRJES
-ORA 10:00- 13:00 PANAIRI I LIBRIT
-ORA 10:00- 13:00 LOJËRA POPULLORE “KTHIM NË TRADITË”
BULEVARDI DESHMORET E KOMBIT
-ORA 09:00-15:00 AKTIVITETET E ECOVOLIS Lojërat e dikurshme të rrugës
- ORA 09:00-15:00 SPORT ZONE
• Kids Atletik
• Vendosja e Koshave të Basketbollit
• 7 fusha mini tenisi.
• Dy rrjeta portative Volejbolli
• Tavolina Ping Pongu etj
-ORA 09:00-15:00 Panairi i Njesive Administrative- Perballe Hotel Dajtit
-ORA 10:00-15:00: Performanca artistike nga grupe kercimi hip hop dhe latin.
Banda e Qytetit: Performancë festive nga Parku Rinia, Pedonale, Sheshi Nënë Tereza dhe Parku Liqenit
SHESHI NENE TEREZA
- ORA 12:00-14:00: Shfaqje me motorra Red Bull FMX Shoë Albania. Sheshi “Nënë Tereza”.
- ORA 14:00-00:00: Summer On. Koncert me artiste te muzikes moderne shqiptare. Sheshi “Nënë Tereza” Perpara sheshit te Akademia e Arteve. Artistet kryesor do te jene: Dafina Zeqiri, Majk, Irkenc Hyka, Michael Tsousopulos, DJ etj.
ZONA E ISH-BLLOKUT
ORA 12:00-00:00 Street Party. Ne rrugen “Pjeter Bogdani”- Dance Stage me DJ shqiptar dhe nderkombetar. Ne rrugen “Brigada e VIII”- Live stage. Me grupet me te mira muzikore rock, pop, funk.
LIQENI ARTIFICIAL
• Koncert i Orkestrinës së Liceut Artistik “Jordan Misja
• Shoë Hair nga Elgon
• Sirea Film Academy – Aktivitete rinore
• Aktivitete sportive (futboll, basket, pingpong, volej, crossfit, taëkondo, animatore)
• Amfiteatri Tiranës – Festivali Pranveror i Kërcimit
• Notarët – Panairi i instrumentave muzikore popullore tradicionale
• Kendi i Kryqit te Kuq
• Padilioni kinez – Kitarat në Park
• Fushat e tenisit – Këndi i bizneseve
• Panairi i artizanëve
• Moli Varkave – Sunny Vibes – Festa vazhdon deri në mesnatë
• Kampionati i kanoeve
• Moli Henri Dynant – Kampionat peshkimi
• Fari - Balonat e festës

Article Logic
Execution time: 0.0085580348968506
array(1) { ["section"]=> string(86) "lojera-muzike-tirana-feston-sot-diten-e-veres-ja-lista-e-plote-e-50-aktiviteteve-89312" }