“Walt Disney Studios Motion Pictures” arriti rekordin e 5 miliardë dollarëve në rang global të arkëtimeve që nga fillimi i vitit, pra në vetëm 5 muaj.
Të dhënat e regjistruara nga kompania flasin për 5.147 miliardë dollarë, ndër të cilat 3.5 miliardë arkëtime jashtë SHBA-së dhe 1.6 miliardë në Amerikën e Veriut.
Kontributi i fundit për Shtëpinë e Miushit vjen nga “Aladdin”, që me 449.3 milionë dollarë të arkëtuara në të gjithë botën e çoi “Disney” të kalonte kuotën e 5 miliardëve.
Në muajt e ardhshëm pritet të dalin “Toy Story 4”, “Frozen 2”, “Lion King” dhe “Star Wars: The Rise of Skywalker”, që parashikohet ta rrisin akoma më shumë shifrën.