INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dikur Elvana Gjata dhe Flori Mumajesi ishin të lidhur, sot të dy me unaza fejese? Mos ndoshta … [FOTO]

Dikur Elvana Gjata dhe Flori Mumajesi ishin të lidhur, sot të dy me unaza fejese? Mos ndoshta … [FOTO]

Publikuar më: 23:28 17-07-2018

Elvana Gjata dhe Flori Mumajesi janë një ndër dyshet më të komentuara shqiptare por edhe shumë të dashur nga publiku. Elvana Gjata mund të themi shumë rrallë flet në publik për jetën e saj sentimentale, por interesi është tejet i madh. Edhe pse këngëtarja ka treguar se Zoti e ka bekuar me një fat të mirë. Mirëpo një video e postuar së fundmi në Instagram nga miku i saj i mirë Valdrin Sahiti na ka çuditur të gjithëve. Ai postoi një video me një unazë diamanti. Nga sa shkruan stilisti i njohur, kuptohet që unaza ka lidhje me Elvanën, derisa etiketon edhe emrin e saj mbi video: “U gjet dita e duhur për këtë dhuratë…. 7 orë para koncertit…” Sinjal ky që na tregoi se mos ndoshta Elvana sapo mori propozim për fejesë me këtë unazë. Por asgjë nuk është konkrete, shkruan intv.al

vald.png

Megjithatë, edhe producenti ditën e djeshme i surprizoi të gjithë me postimin e bërë në Instagram. Ai u shfaq teksa mbante duart e një femre në gishtin e së cilës dallohej një unazë fejese. Kaq mjaftoi për të hamendësuar të gjithë se ai ishte fejuar dhe postimi u mbush me urime nga miqtë dhe të afërmit. Por pa zbuluar identitetin e saj. Shumë mendonin se vajza në foto ishte Liberta, por ka edhe nga ata që nuk e besojnë. Mos ndoshta është ajo që po mendojmë? Hmm, nuk ka shumë mundësi, pasi Elvana thuhet se ka një tjetër mashkull në krah. Por ajo që nuk kuptuam është se si ka mundësi të jenë ‘fejuar’ në të njëjtë kohë. Ju si e shpjegoni?!/intv.al/

Article Logic
Execution time: 0.0038800239562988