Di Maria është duke shikuar çdo rrugë të mundshme për të ardhmen e tij. Kontrata e tij tek PSG mbaron në Qershor të 2019 dhe atij i duhet të gjejë një klub të madh për të mbyllur karrierën e lavdisshme.
Menaxheri i tij, Jorge Mendes ishte njeriu që e ofroi Di Maria-n për tek Juventusi sipas CalcioMercato, por situata është pak e ndërlikuar. Juventus-i e ka të vështirë të pranojë ofertën e Di Maria që kërkon 10 milion euro në sezon, ndërkohë që Al Khelaifi, presidenti i PSG është i çmendur për Di Marian dhe po bën gjithçka për t’i bërë kontratën e rinovimit.
Por, me një menaxher si Mendes gjithçka mund të pritet, sepse njihet si njeriu i surprizave dhe i minutave të fundit, prandaj nuk do ishte çudi nëse Di Maria përfundon tek Juventus.