Në emisionin mëngjesor “Wake Up”, bashkëshortja e Mirit, Rabea, ka folur për marrëdhënien e saj me banorin e Big Brother VIP Albania, duke sqaruar çdo keqkuptim që ka qarkulluar në rrjetet sociale.
“Unë dhe Miri as nuk jemi ndarë, as nuk kemi një marrëdhënie të çuditshme. Kanë thënë shpesh që: ‘ata janë vetëm për letra’, por Miri nuk ka fare letra gjermane,” tha Rabea, duke hedhur poshtë çdo spekulim.
Ajo theksoi se vendimi që jeta e tyre të duket e veçantë ka të bëjë me karrierën e Mirit: “Ai ka mundësi të jetë kudo, por nuk ka dashur sepse e do shumë atdheun. Nuk e bëjmë këtë sepse nuk e duam njëri-tjetrin, por sepse kështu është më e mira për punën tonë. Miri ka një karrierë që nuk vazhdon nëse nuk është prezent.”
Rabea gjithashtu sqaroi një keqkuptim rreth një fjalie të pretenduar fyese ndaj Selin: “Familja jonë është me edukatë dhe nuk e ulim nivelin duke sharë të tjerët në rrjete sociale. Vajza jonë nuk kupton kuptimin e asaj fjale, prandaj nuk ka shans të ketë thënë diçka të tillë.”
Për marrëdhënien mes Mirit dhe vajzës së tyre, ajo tregoi momente të ëmbla: “Është vetëm 13 vjeçe dhe nuk ka qenë asnjëherë në televizion. Kur ishte tek takimi ‘babë e bijë’, ishte emocionuese për të. Ata ngjajnë shumë me njëri-tjetrin, të dy duan të bëjnë shopping, luajnë Nintendo. Një ditë e pashë edhe në dhomën e gjumit, duke fjetur në të njëjtin pozicion si babai, është goca babit ajo.”
Ky rrëfim i Rabeas hedh dritë mbi marrëdhënien e familjes dhe largon keqkuptimet që kanë qarkulluar në rrjet.








29 Mar 2026 





