INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Ke marrë zjarr si pushka e jevgut'/ Deklarata e Arbana Osmanit në Ferma Vip, reagojnë institucionet: Gjuhë raciste!

'Ke marrë zjarr si pushka e jevgut'/ Deklarata e Arbana Osmanit në Ferma Vip, reagojnë institucionet: Gjuhë raciste!

Publikuar më: 18:19 31-03-2026

Moderatorja e reality show-t Ferma Vip, Arbana Osmani ka shkaktuar debate në lidhje me një koment të sajin gjatë prime-t të kaluar.

Gjatë diskutimeve, Arbana Osmani iu drejtua një prej “fermerëve”, konkretisht Akilit, duke u shprehur: “Me thënë të drejtën, ke marrë pak si pushka e jevgut”.

Edhe pse moderatorja kërkoi falje, por deklarata e saj u shpërnda gjerësisht në rrjetet sociale dhe u interpretua si një deklaratë me përmbajtje raciste.

Në rrjetet sociale nuk kanë munguar kritikat, ku disa komentues e kanë konsideruar të papranueshme përdorimin e një gjuhe të tillë në ekran.

Por reagimi ndaj deklaratës së saj mori përmasa edhe më të mëdha. Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda dënoi deklaratën e Arbana Osmanit, si shpreheje që përmban gjuhë raciste.

“Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi është njohur me përmbajtjen e emisionit ‘Ferma Vip’, në operatorin kombëtar ‘Vizion Plus’ datë 30.3.2026, në lidhje me përdorimin e gjuhës së papërshtatshme, steriotipeve, që mund të krijojë shqetësime tek komunitetet,” deklaroi Gajda.

Komisioneri shprehu më tej keqardhjen për përdorimin e gjuhës së papërshtatshme dhe steriotipeve racore, të cilat nëse nuk parandalohen në kohë reale mund të përhapen në rrjetet sociale duke dëmtuar edhe më gjerë personat e përfshirë. Gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë, moderatorja Arbana Osmani kërkoi ndjesë për shprehjen e përdorur.

Article Logic
Execution time: 0.0031898021697998