Wanda Nara, gruaja dhe avokatja e Mauro Icard-it, sulmuesit të Inter-it ka folur për kontratën e rinovimit të lojtarit.
Ajo është shprehur se Icardi është shumë i lumtur momentalisht tek Inter dhe i kanë ngelur ende tre vite kontratë deri në 2021. Ajo nuk la vend diskutimi për kontratën e rinovimit, duke thënë se është ende herët.
Momentalisht Icardi ka një kontratë që merr 4.5 milion euro në sezon dhe kërkesa e tij mbas përfundimit të saj është 8 milion euro. Interi deri tani ka rënë dakord për 6.5 milion euro plus bonuse.