INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dhunoi nënën, arrestohet 36 vjeçari nga Lushnja

Dhunoi nënën, arrestohet 36 vjeçari nga Lushnja

Publikuar më: 11:08 03-07-2017

Dhuna në familje ka çuar në pranga një 36 vjeçar nga Lushnja. Sipas të dhënave të policisë, 36-vjeçari është arrestuar pasi akuzohet për dhunë familjare. I riu Edmon K., banues në fshatin Dushk, ra në prangat e policisë pasi kishte ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj nënës së tij V.K, 58 vjeç.
Sipas burimeve, i riu ushtronte dhunë sistematike ndaj nënës, e cila për t’i dhënë fund vendosi t’i drejtohej policisë.
Njoftimi i Policisë:
“Materialet i kaluan prokurorisë për hetime të mëtejshme. Lushnje Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, arrestuan në flagrancë shtetasin: Edmond K., 36 vjeç, banues në fshatin Dushk, Lushnje. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj nënës së tij, shtetases V.K, 58 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Dhunë në familje” parashikuar nga Neni 130/a i Kodit Penal”.

Article Logic
Execution time: 0.0038831233978271