INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dhunë barbare mbi gruan dhe djalin, arrestohet 55 vjeçari

Dhunë barbare mbi gruan dhe djalin, arrestohet 55 vjeçari

Publikuar më: 09:27 09-10-2017

Duket se familja shqiptare po kalon një moment shumë të vështirë. Thuajse çdo ditë ka denoncime të dhunës në familje. Rasti i fundit është shënuar në Elbasan, ku një 55 vjeçar ka dhunuar bashkëshorten por dhe djalin e tij 30 vjeçar. Pas denoncimit kanë ndërhyrë uniformat blu që kanë arrestuar Gëzim Gogoftin, me akuzën dhunë në familje dhe kanosje.
Njoftimi i Policisë:
“Në pranga u vu shtetasi Gëzim Gogofti, pasi në banesë për motive të dobëta dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases I.G., 54 vjeçe si dhe dyshohet të ketë kanosur me fjalë djalin e tij, shtetasin D.G., 30 vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje” dhe “Kanosja” parashikuar nga nenet 130/a dhe 84 të Kodit Penal”.

Article Logic
Execution time: 0.0038940906524658