INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dhunoi fëmijët në kopsht, arrestohet edukatorja

Dhunoi fëmijët në kopsht, arrestohet edukatorja

Publikuar më: 10:03 05-06-2017

Dhuna ndaj fëmijëve në kopsht është fenomen që po shqetëson çdo ditë e më shuam prindërit. 2 prindër kanë denoncuar edukatoren e kopshtit, pasi dyshonin se jo dhunonte fëmijën e tyre. Menjëherë ka ndërhyrë policia, e cila ka arrestuar edukatoren 20-vjeçare. Uniformat blu kanë sekuestruar kamerat e kopshtit privat.
Policia sqaron se:
“Më datë 04.06.2017, Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 2, kanë arrestuar shtetasen: D R, 20 vjeçe, banuese në Tiranë, me profesion edukatore kopshti Kjo shtetase është arrestuar , sepse me datë 04.06.2017, në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr 2, janë paraqitur shtetaset J. B. dhe M. L., të cilat kanë bërë kallëzim duke pretenduar se më datë 30.05.2017 dhe 31.05.2017, shtetësia D.R, duke kryer detyrën e saj si edukatore pranë një kopshti privat në rrugën “Nikolla Lena”, ka ushtruar dhunë fizike ndaj fëmijëve të tyre të mitur në këtë kopsht.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë të këtij kopshti.
Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”, parashikuar nga Neni 124/b i Kodit Penal”.

Article Logic
Execution time: 0.0037128925323486