INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arrestohet edukatorja e kopshtit privat në Tiranë, dhunoi fëmijët

Arrestohet edukatorja e kopshtit privat në Tiranë, dhunoi fëmijët

Publikuar më: 09:56 05-06-2017

Një edukatore kopshti në Tiranë është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë ndaj fëmijëve. E arrestuara është 30-vjeçarja me iniciale D.R, e cila u arrestua pas kallëzimit në komisariat nga dy qytetare me iniciale J.B dhe M.L.

Sipas denoncimit, në dy raste të ndryshme edukatorja e një kopështi privat në rrugën "Nikolla Lena", ka ushtruar dhunë fizike ndaj fëmijëve  të tyre të mitur në këtë kopsht.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë të  këtij kopshti.

Article Logic
Execution time: 0.0033020973205566