INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vasili ironizon Ramën. “Ne ofrojmë zgjidhje ju prangat”

Vasili ironizon Ramën. “Ne ofrojmë zgjidhje ju prangat”

Publikuar më: 10:20 05-06-2017

Petrit Vasili ka ironizuar PS e PD për programin që i ofrojnë qytetarëve shqiptarë. Nëpërmjet një statusi në facebook kreu i LSI ka ironizuar drejtpërdrejt kryeministrin kur pohon se shqiptarëve u duhet një shtet që i shtrin dorën dhe jo drurin e prangat.

Petrit Vasili:
“Programi i LSI-së e transformon Shqipërinë. Ikën nga fjalët dhe fasadat, e vjen te konkretja, te tavolina e qytetarit, te qetësimi i biznesit. Japim përgjigjet që kanë munguar për më shumë se dy 10-vjeçarë për të krijuar një shtet që shtrin dorën dhe nuk tregon drurin, që ofron zemrën dhe jo prangat. Ky shtet i duhet të gjithëve. Këtu mund të jetohet më mirë dhe qindra e mijëra të rinj nuk kanë nevojë të shikojnë Perëndimin e hidhët e të largët, por ta shikojnë të ardhmen këtu, në vendin tonë
#NjeShansPerTeGjithe
#NjeShansPerGruan

Article Logic
Execution time: 0.0034799575805664