INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama në alarm: Maturantëve po u ofrohet teza dhe para në këmbim të votës

Rama në alarm: Maturantëve po u ofrohet teza dhe para në këmbim të votës

Publikuar më: 11:26 05-06-2017

Në ditën kur rreth 40 mijë maturantë i janë nënshtruar provimit të parë të maturës shtetërore, kryeministri Edi Rama ka ngritur alarmin. Maturantëve po u ofrohen para e po i kërkohet karta e identitetit ët prindërve në këmbim të tezës. Kreu i socialistëve u ka kërkuar maturantëve të refuzojnë këtë model, duke bërë direkt përgjegjës PD dhe ministrinë e drejtuar prej tyre me ministrin teknik.
Edi Rama:
“Lexova me një trishtim një lajm që maturantëve ka filluar po u ofrohet kopje e tezave në këmbim të parave dhe kartave të identitetit të prindërve të tyre. Dua tu them maturantëve dhe prindërve që kushdo që ju ofron këtë është në mashtrim, sepse tezat e maturës shtetërore askush nuk mund ti ketë e jo më ti nxjerrë në pazarin votave.
Së dyti dua ti them të gjithë atyre që gjenden përpara kësaj oferte mashtruese, që jo vetëm ta refuzojnë por ta kuptojnë që mjafton një oferte e tillë që shkel dinjitetin e prindërve tuaj për të refuzuar ofertuesit dhe për tu bashkuar edhe më shumë edhe më të vendosur me PS për të çuar përpara reformën në arsim. Dhe për ti dhënë fund njëherë e përgjithmonë se iluzionit se provimet merren me kopje që votat merren me kopje e që Shqipëria mund të merret peng me kopje”.

Article Logic
Execution time: 0.0040731430053711