INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nesër provimi i dytë i maturës. Ja ç’duhet të keni kujdes…

Nesër provimi i dytë i maturës. Ja ç’duhet të keni kujdes…

Publikuar më: 09:24 09-06-2017

Rreth 38 mijë maturantë do të zhvillojnë ditën e shtunë provimin e detyruar të Gjuhë-Letërsisë.
Testi do të përmbajë 25 pyetje, nga të cilat janë me përgjigje alternative, që vlerësohen nga 1 pikë secila dhe 12 pyetje janë me zhvillim, që vlerësohen me 37 pikë. Testi do të vlerësohet me 50 pikë. Maturanti duhet të praqitet në qendrën e provimit, 1 orë e 30 minuta përpara fillimit të provimit. Në momentin e paraqitjes në mjediset e provimit, duhet të ketë dokumentin e identifikimit dhe mjetet e nevojshme si dhe mjete për të shkruar.

Kandidati plotëson testin me stilolaps me një ngjyrë. Në pyetjet me alternativa, maturanti rrethon vetëm shkronjën përbri pergjigjes së saktë. Po nëse rrethon më shumë se një alternativë, ose nuk rrethon asnjë alternativë, vlerësohet me 0 pikë.
Vlerësimi i përgjigjeve të maturantit bëhet me pikë, të cilat ekuivalentohen në notë të përshkallëzuar.
Do të jetë Agjencia Kombëtare e Provimeve që do të shpall skemën e vlerësimit të testit, të paktën tre orë pas përfundimit të provimit të dytë të maturës shtetërore.
Ndërsa përgjigjet e provimit të parë që u mbajt ditën e hënë, të anglishtes pritet të publikohen brenda datës 20 qershor.

Article Logic
Execution time: 0.0038199424743652