INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bilanci i 3 javëve të Dritan Demirajt në krye të Ministrisë së Brendshme [FOTO]

Bilanci i 3 javëve të Dritan Demirajt në krye të Ministrisë së Brendshme [FOTO]

Publikuar më: 09:17 09-06-2017

3 javë pasi ka marrë detyrën e ministrit teknik në Ministrinë e Brendshme, Dritan Demiraj ka bërë një bilanc të punës së tij. Nëpërmjet një postimi në FB, Demiraj thotë se që prej 22 majit deri në 8 qershor janë sekuestruar 4 ton e 438 kg kanabis, janë shkatërruar 5295 bime narkotike dhe sekuestruar 80 doza heroinë.
Po ashtu Demiraj thotë se janë arrestuar 30 persona, 12 janë në kërkim dhe 4 janë në ndjekje, ndërsa janë sekuestruar edhe 7 gomone.
Ministri thotë se po vazhdon monitorimi nga ajri në qarqet Vlorë, Berat, Gjirokastër, Fier, Lezhë e Shkodër.
Dritan Demiraj:
“Luftë pa kompromis kundër kanabisit dhe përdorimit të parave të drogës në fushatën elektorale. Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Shtetit është e angazhuar të zbatojë ligjin dhe misionin kushtetues. Të vendosur të bëjmë dallimin”.

 

demiraj-2.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0042200088500977