INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
DETAJE të reja/ Telefonata e gardistit pasi qëlloi gruan me armën e shërbimit: Hajdeni se kam...

DETAJE të reja/ Telefonata e gardistit pasi qëlloi gruan me armën e shërbimit: Hajdeni se kam...

Publikuar më: 11:59 13-02-2019

Zbardhen të tjera detaje nga krimi i rëndë në familje, me viktimë një grua 36-vjeçare. Nëna e një vajze 3 vjeçe u qëllua për vdekje nga bashkëshorti gardist, pas dyshimeve për tradhti. 

Alket Arapaj është zgjuar herët dje në mëngjes dhe ka veshur uniformën e Gardës, pasi do të paraqitej në shërbim. Ka marrë pistoletën e punës, që e mbante me vete edhe në shtëpi dhe ende nuk kishte dalë nga dhoma e gjumit, kur ka nisur një debat me të shoqen, Ervilma Seferaj, shkruan gazeta Panorama.

Edhe ajo ishte zgjuar si zakonisht, për të bërë punët e shtëpisë, të përgatiste vajzën për në kopsht dhe më pas të shkonte edhe vetë në punë. Ditët e fundit mes çiftit kishte pasur debate, por dje situata është acaruar edhe më shumë. Në debat e sipër, gardisti 44- vjeçar ka nxjerrë armën e shërbimit që e kishte vënë në brez dhe ka qëlluar 3 herë në drejtim të gruas, duke e lënë të vdekur në vend.

Menjëherë pas ngjarjes, ai i ka telefonuar Policisë, duke rrëfyer krimin. Ndërsa u ka treguar se është efektiv i Gardës së Republikës. Për këtë arsye, në vendin e ngjarjes, përveç shërbimeve të Policisë, kanë qenë të pranishëm edhe oficerë të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, të cilët kryen arrestimin në flagrancë.

Ndërsa autori është prangosur duke u transportuar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Burimet thanë se në apartamentin e çiftit, është gjetur edhe arma e krimit, pistoleta e shërbimit të gardistit që ekzekutoi bashkëshorten.

Article Logic
Execution time: 0.0037169456481934