INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gardisti VRET gruan me armën e shërbimit, reagojnë fqinjët: Ata ishin një familje...

Gardisti VRET gruan me armën e shërbimit, reagojnë fqinjët: Ata ishin një familje...

Publikuar më: 11:13 12-02-2019

Një ngjarje e rëndë tronditi Tiranën mëngjesin e sotëm. Një punonjës i Gardës së Republikës, Alket Arapaj 44 vjeç, ka vrarë me armën e shërbimit gruan e tij, Ervilma Seferi, 36-vjeçe.

Ngjarja ndodhi rreth orës 06:00 në banesën e çiftit, në katin e katërt të një pallati në zonën e Alliasit në kryeqytet.

Kanë qenë fqinjët ata të cilët kanë dëgjuar të shtënat e armës dhe më pas kanë njoftuar policinë. Pasi kanë mbërritur në vendngjarje, policia ka arrestuar autorin në flagrancë 44-vjeçarin, ndërsa viktima është gjetur në dhomën e ndenjes.

Po ashtu policia ka gjetur në banesë edhe vajzën e çiftit, vetëm 3 vjeçe, por ende nuk dihet nëse e vogla ka parë skenën e krimit.

Alket Arapaj kishte më shumë se 15 vite që ishte pjesë e Gardës së Republikës. Ndërsa fqinjët shprehen për ''oranews'' se ata ishin një familje model dhe predikues të fesë islame. Kjo i bën edhe më të mistershme rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Ndërkohë, policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë dhe priten informacione më të detajuara në orët në vijim.

Article Logic
Execution time: 0.0035281181335449