INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Deputetë e LSI që janë gati të lënë mandatet

Deputetë e LSI që janë gati të lënë mandatet

Publikuar më: 13:44 18-02-2019

Deputetët e Lëvizjes Socialiste për Integrim në një rakordim të plotë kanë shpërndarë nga një mesazh lidhur me propozimin e kryedemokratit Lulzim Basha për të djeguar mandatet. Më poshtë postimet e tyre, ku shihet se ata janë gati të lënë mandatet.

Klajda Gjosha: Konsensusi i vetëm i opozitës është të djegë qeverinë e dalë nëpërmjet zgjedhjeve të inkriminuara dhe vjedhjes së votës! Shqiptarët meritojnë rikthimin e demokracisë së munguar. 

Nora Malaj: Dashuria për popullin që të rrit dhe të mëkon me atdhedashuri e patriotizëm është mandati më i madh i çdo kujt prej nesh! Lotët e popullit tim , në datën 16 shkurt, janë revolta më e madhe e këtij populli që nuk tuten nga diktatura e vendosur nga ky rregjim anti popullor. Fundi i diktaturës është çështje orësh. Populli shqiptarë ka lindur bashkë me lirinë se rrënjët i ka në Iliri e nuk duron dot institucionet e kapura.

Endrit Braimllari: Edi Rama e kthehu Parlamentin në strehë të krimit të organizuar. Ky Parlament është i krimit të organizuar dhe jo i qytetarëve. Këtij Parlamenti i dhimbset më shumë kallçuku dhe kërpudha e Edi Ramës sesa jeta e qytetarëve.

Kejdi Mehmetaj: Mandatet nuk janë të deputetëve por të qytetarëve! Ata folën qartë dhe fort ditën e shtunë. Kundër regjimit kriminal të Edi Ramës!

Floida Kërpaçi: Cfarë vlere ka mandati kur ai helmon popullin e vetë?

 

Article Logic
Execution time: 0.0043900012969971