INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dëmshorët bëjnë bashkë Metën dhe Ramën, mesazhi i kreut të shtetit...

Dëmshorët bëjnë bashkë Metën dhe Ramën, mesazhi i kreut të shtetit...

Publikuar më: 11:16 05-05-2019

Pavarësisht përplasjeve të shumta në politikë, Dita e Dëshmorëve të Atdheut i ka bërë bashkë Presidentin Ilir Meta dhe Kryeministrin Edi Rama.

Këtë 5 maj Krerët e Shtetit në një kohë me kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj kanë kryer homazhet në varrezat Dëshmorët e Kombit.

Para gazetarëve kreu i shtetit u shpreh se sot është një ditë reflektimi për të vendosur në plan të parë dialogun duke i përcjellë edhe një mesazh klasës politike në vend.

“Është një ditë e veçantë për të gjithë popullin. Është dita e Qemal Stafës dhe të rinjve dhe të rejave që bënë sakrificat më sublime për ta vendosur Shqipërinë në anën e duhur, aty ku është edhe sot. Sot është një ditë reflektimi për të vendosur në plan të parë të ardhmen e vendit përmes dialogut në mënyrë që të nderojmë si duhet kujtimin e atyre që kanë bërë sakrificat e atyre që kanë dhënë jetën për lirinë”, u shpreh Presidenti.

Article Logic
Execution time: 0.0032358169555664