INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Homazhe për dëshmorët, Basha: Ditë reflektimi për t’u bashkuar

Homazhe për dëshmorët, Basha: Ditë reflektimi për t’u bashkuar

Publikuar më: 11:59 05-05-2019

Edhe këtë 5 maj, me rastin e Ditës së Dëshmorëve të Atdheut, Lulzim Basha dhe ish-kryeministri Sali Berisha nga PD kanë zgjedhur të zhvillojnë homazhe pranë Monumentit Nënë Shqipëri.

Gjithashtu, ata kanë bërë homazhe edhe pranë vendit ku prehet Heroi i Demokracisë, Azem Hajdari si dhe në vendin ku prehen 22 intelektualët e pushkatuar nga regjimi komunist, të akuzuar për hedhjen e bombës në ambasadën sovjetike.

Kryedemokrati Lulzim Basha gjatë fjalës së tij para mediave u shpreh se kjo është një ditë reflektimi për t’u bashkuar dhe për të mbrojtur lirinë.

“Kjo ditë duhet të shërbejë si ditë reflektimi për tu bashkuar të gjithë bashkë dhe për të mbrojtur lirinë. Është një ditë reflektimi për t’u bashkuar për të mbrojtur lirinë dhe vlerat e saj, të vetëdijshëm se për lirinë shkohet në betejë çdo ditë” u shpreh Basha.

Article Logic
Execution time: 0.0024311542510986