INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dekretet, Spartak Braho debat me këshilltarin e Presidentit

Dekretet, Spartak Braho debat me këshilltarin e Presidentit

Publikuar më: 11:40 06-09-2019

Deputeti socialist, Spartak Braho ka debatuar në Komisionin e Ligjeve me këshilltarin e Presidentit Ilir Meta, Bledi Dervishaj mbi kthimet e ligjeve nga ana e kreut të shtetit.

Së pari Braho kërkoi numrin e saktë të dekreteve të kthyera e më pas i drejtoi pyetjen pse nuk e kanë çuar në Gjykatë Kushtetuese.

Debati

-Spartak Braho: Sa dekrete ka kthyer Presidenti?

-Bledi Dervishaj: Në dy vjet veprimtari të Presidentit janë trajtuar 197 ligje, nga këto për rishqyrtim janë kthyer 19 ligje.

-Spartak Braho: Sa nga këto dekrete ju i keni dërguar dhe i keni goditur në Gjykatën Kushtetuese?

-Bledi Dervishaj: Është goditur ligji për Teatrin Kombëtar. Po vlerësohet mundësia e depozitimit të këtyre ligjeve pasi jemi ende në afat.

-Spartak Braho: Ju konstatoni shkelje të kushtetuese dhe nuk shkoni në Gjykatën Kushtetuese? Shikojini me kujdes, konstatoni shkelje kushtetuese dhe nuk reagoni, kjo është e rëndë.

-Bledi Dervishaj: Asgjë nuk është e rëndë nëse do të kishim Gjykatë Kushtetuese funksionale. Ju siguroj se do të ishin depozituar të gjitha.

-Spartak Braho: Këtë nuk duhet ta thonit. Dervishi, po ia hiqeni tullat Presidentit. Nga 197 dekrete, 19 i kthehen mbrapsht. Nuk është dinjitoze që nga Presidenti të rrellohen teknikalitete legjislative. Presidenti merret me anët kushtetuese. Ju në asnjë rast, në 19 dekrete ju nuk keni ngritur probleme të mirëfillta kushtetuese. Jeni më dinjitoz në kundërshtimin, në kthimin e dekreteve.

Pas debatit, Dekreti i Presidentit “Për Kodin Penal” u rrëzua në Komisioni i Ligjeve me vetëm dy vota kundër. Komisioni rrëzoi edhe dekretin "Për vetëqeverisjen vendore". Këto dekrete janë në vazhdën e 4 dekreteve të tjera të rrëzuara nga maxhoranca këtë javë. Edhe disa deputetët të opozitës së re kanë votuar pro rrëzimit.

 

Article Logic
Execution time: 0.0039880275726318