INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zyrtare, ja kur do të shkojë Ilir Meta në Parlament

Zyrtare, ja kur do të shkojë Ilir Meta në Parlament

Publikuar më: 10:25 06-09-2019

Është vendosur zyrtarisht që Presidenti Ilir Meta të jetë në Parlament ditën e hënë e javës që vjen. Zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi ka konfirmuar pjesëmarrjen e Ilir Metës, duke treguar dhe orarin e përpiktë.

“Të dashur kolegë gazetarë që vazhdoni të më pyesni nëse do të shkojë apo jo Presidenti Meta në Parlament. Ju konfirmoj me përgjegjshmëri maksimale se: Ditën e hënë, Presidenti Meta në ora 09:59 do të jetë në Parlament”, bën me dije zëdhënësi i Presidencës.

Të hënën në orën 10:00 do të mblidhet Komisioni Hetimor për shkarkimin e Ilir Metës. Në këtë komision do të jetë për herë të parë Presidenti për të dhënë argumentet e tij për zhdekretimin e datës 30 qershor.

Ndërkohë dy ditë më parë Meta tha se mezi pret të shkojë në Parlament.

Article Logic
Execution time: 0.00211501121521