INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tone të ashpra mes Brahos dhe Ndreut: Mos më kap me dorë

Tone të ashpra mes Brahos dhe Ndreut: Mos më kap me dorë

Publikuar më: 18:49 20-09-2016

Komisioni për Sigurinë Kombëtare u mblodh sot për rishqyrtimin e ligjit “Për masat shtesë të sigurisë publike”, mirëpo mbledhja mesa duket nuk ka shkuar ashtu siç duhet. Ajo është karakterizuar nga tone të larta dhe nervozizëm. 

Deputeti i PS-së, Pjerin Ndreu kritikoi ashpër kryetarin ekomisionit, Spartak Braho për shkelje të procedurave duke mos i njohur anëtarët e komisionit me ndryshimin e 8 neneve të ligjit.

Debatet e vazhdueshme çuan në ndërprerjen e mbledhjes 15 minuta pasi kishte nisur. Por, nervozizmi vijoi në korridoret e Kryesisë mes Brahos dhe Ndreut. Kryetari Spartak Braho kërkoi me insistim një konsultë me deputetin Ndreu por në këto pamje shihet refuzimi i këtij të fundit.

Braho fillimisht e kap nga krahu deputetin e PS-së, kur ishin duke dalë nga salla e mbledhjes dhe më pas në korridor kryetari e tërheq nga xhaketa.

Ndreu kundërshton duke i thënë: “Kam pune nuk merrem me ju”. Ndërsa ne rinisjen e mbledhjes se komisionit janë ulur tonet dhe u miratuan ndryshimet e ligjit pa praninë e opozitës, e cila braktisin mbledhjen.

 

Article Logic
Execution time: 0.0044269561767578