INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dekreti i Nishanit përplas në debate PS e LSI në komisionin e sigurisë

Dekreti i Nishanit përplas në debate PS e LSI në komisionin e sigurisë

Publikuar më: 10:36 20-09-2016

Në Kuvend po diskutohet Dekreti i Presidentit Bujar Nishani për ligjin e Sigurisë Publike, i cili ka të bëjë me vendosjen e kamerave. Për këtë çështje, Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, pak ditë më parë zhvilloi një takim me deputetët e LSI, por duket se çështja ende nuk ka marrë zgjidhje përfundimtare. Në Komisionin e Sigurisë, këtë të martë u diskutua dekreti, e kjo solli përplasje publike mes përfaqësuesve të LSI dhe PS në komision. Debate është zhvilluar mes kryetari të Komisionit Spartak Braho dhe deputetit socialist Pjerin Ndreu.
Pjerin Ndreu:
“Të shtyhet për nesër ligji i kamerave.Unë jam relator e s’jam njohur me ndryshimet”
Spartak Braho:
“Të enjten është vonë sepse të enjten është në seancë.  S’më dukesh mirë sot!
Pjerin Ndreu:
“Shumë mirë jam por nuk jeni ju në rregull!”.
Por në fund komisioni vendosi që diskuimi i dekretit të kryetarit të shtetit të zhvillohet ditën e mërkurë.
Ndërkohë opozita deklaroi se pas ligjit fshihet pazari i qindra miliona eurove.
Flamur Noka:
“Mbledhja një çorbë nga shumica. Prapa ligjit fshihet pazari i qindra milion eurove të kamerave të sigurisë, opozita nuk do marrë pjesë në mbledhjen e komisionit të sigurisë”.

Article Logic
Execution time: 0.0029621124267578