INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E rrallë! Si mbron babai djalin që aksidentoi për vdekje një të moshuar

E rrallë! Si mbron babai djalin që aksidentoi për vdekje një të moshuar

Publikuar më: 11:52 20-09-2016

Një ngjarje e rrallë ka ndodhur në Fier. I ati i një të riu që ka kryer një aksident me pasojë vdekjen e një personi një ditë më parë, denoncoi në polici që makina u është vjedhur, duke u përpjekur kështu që të fshehë bëmën e të birit. Po policia ka analizuar ngjarjen dhe ka pikasur që aksidenti në rrugën Rrogozhinë-Kavajë është kryer rreth orës 12 ndërsa denocimi për vjedhjen e makinës nga Artijan Isaj është bërë një orë më vonë.

Më tej blutë mësuan se i biri i denoncuesit ka marrë makinën e të atit dhe së bashku me një shokun e tij ishin nisur drejt kryeqytetit dhe gjatë rrugës ka ndodhur dhe aksidenti. Policia vlerësoi se të rinjtë pas aksidentit kanë braktisur makinën dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Për këtë ngjarje të pazakontë Policia e Fierit ka ndaluar 46 vjeçarin Artijan Isaj me akuzën kallëzim të rremë me qëllim fshehjen e provave të krimit, pasi nga hetimet doli se A. Isaj kishte dijeni për veprimet e të birit.

Article Logic
Execution time: 0.0030369758605957