INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Regjistrimet në universitete, përfundon faza e parë. Do çuditeni se sa vende bosh kanë mbetur…[FOTO]

Regjistrimet në universitete, përfundon faza e parë. Do çuditeni se sa vende bosh kanë mbetur…[FOTO]

Publikuar më: 10:28 20-09-2016

Maturantët që nuk kanë fituar asnjë degë pas përfundimit të regjistrimeve të fazës së parë kanë një shans të dytë. Sot që është dhe dita e fundit e fazës së parë mbi gjysma e kuotave janë të lira.
Ajo që bie në sy në listën paraprake dhe që mund të çuditë shumë maturantë është se në degën Farmaci të Universitetit Mjekësor deri ditën e parafundit të regjistrimeve pra deri në datën 19 shtator nuk është registruar deri më tani asnjë student dhe në degët Mami dhe Fizioterapi numri është shumë i ulët.  
Aplikimet me raundin e dytë priten të nisin 23 shtator. Maturantët që kanë konkuruar në Universitete e Tiranës do të kenë 3 ditë në dispozicion për të zgjedhur degët.

Ndërsa maturantë nga rrethet, pra nga Elbasan, Peqin, Gramsh, Librazhd, Korçë, Pogradec, Kolonjë dhe Devoll do të mund të aplikojnë në datën 26 shtator.
Në datën 27 do të aplikojnë maturantët e Fierit, Mallakastrës, Lushnjes, Beratit, Kuçovës dhe Skraparit.
Kurse 28 shtator do aplikojnë maturantët e Shkodrës, M.Madhe, Pukë, Lezhë, Mirditë dhe Kurbin.
Po kështu nëdatën 29 shtator do aplikojnë maturantët e Vlorës, Sarandës, Gjirokastrës,  Delvinë, Tepelenë dhe Tërmet.
Dhe të fundit në 30 shtator mund të aplikojnë maturantët e Kukësit, Hasit, Tropojë, Dibër, Mat dhe Bulqizë.

Ja lista e vendeve bosh nëpër Universitetet e Tiranës

Universiteti Mjekësor:
 
Dega e Mjekësisë së Përgjithshme janë regjistruar rreth 134 studentë të rinj nga 246 kuota që janë gjithsej.

Stomatologji 2 të regjistruar nga 82 vende.

Farmaci 0 regjistrime nga 90 kuota.

Tek Infermieria janë regjistruar 95 kandidatë, nga 300 kuota.

Dega Mami 5 të regjistruar nga 43 vende.

Fizioterapi 2 të regjistruar nga 48 kuota.

Universiteti i Tiranës:

Tek Fakulteti Ekonomik janë regjistruar 241 studentë nga 1178 kuota gjithsej.
Tek degët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës, në çdo degë janë regjistruar 2-50 studentë. Bie në sy që në Degë e Kimive ka vetëm 2 të regjistruar dhe në Matematikë 3 nga 90 kuota.

Tek Fakulteti Histori-Filologjisë, në total janë regjistruar mbi gjysma e fituesve. Ajo që bie në sy është fakti që në degën e Gazetarisë janë regjistruar 17 maturantë në 100 kuota dhe në Arkeologji vetëm 16 ga 80 vende.

Universiteti Politeknik:

Fakulteti i Arkitekturës vetëm 28 të regjistruar nga 200 kuota
Fakulteti Inxhinieri Ndërtimi vetëm 27 të regjistruar nga rreth 292 kuota
Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike 31 nga 225 vende
Fakulteti Inxhinieri Informacionit 15 të regjistruar nga 300 kuota

Universiteti Buqësor:

Janë regjistruar rreth 30 përqind që do të thotë se për fazën e dytë kanë mbetur 70% e kuotave, pra nga 1614 vende vetëm 73 janë regjistruar.

 

Universiteti Politeknik:

Dega e Arkitekturës vetëm 28 të regjistruar nga 200 kuota

Dega Inxhinieri Ndërtimi vetëm 27 të regjistruar nga rreth 292 kuota

Dega e Inxhinierisë Elektrike 31 nga 225 vende

Dega Inxhinieri  Informacionit 15 të regjistruar nga 300 kuota

Article Logic
Execution time: 0.0039229393005371