INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ikën Lefterie Luzi nga KQZ, Kuvendi hap garën për kreun e institucionit

Ikën Lefterie Luzi nga KQZ, Kuvendi hap garën për kreun e institucionit

Publikuar më: 10:22 20-09-2016

Përfundon mandati i Kryetares së Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Lefterie Luzi. Është Kuvendi ai që ka bërë publik këtë fakt, i cili nëpërmjet një njoftimi thotë se është hapur gara për kreun e ri të KQZ. Sipas Parlamenti, mandati i Kryetares së KQZ përfundin në 18 Tetor, ndërsa të gjithë aplikantët do të dorëzojnë dokumentacionet pranë Kuvendit deri në fund të muajit shtator.
Njoftimi i Kuvendit:
“Pasi u shqyrtuan afatet e përfundimit të mandateve të anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, rezulton se në datë 18.10.2016, përfundon afati i emërimit në detyrë të Kryetares së KQZ-së, zonjës LEFTERIJE LUZI (LLESHI). Në këto kushte, Kuvendit i lind detyrimi ligjor për të bërë plotësimin e vendit që rezulton vakant pas kësaj date”.
Ndërkohë Kuvendi ka bërë publike dhe kriteret që duhet të plotësojë çdo aplikant që dëshiron të bëhet pjesë e kësaj gare.
Njoftimi i Kuvendit:
•    të jetë me moshë mbi 35 vjeç
•    të jetë me arsim të lartë
•    të ketë përvojë profesionale prej jo më pak se 10 vjet punë, të paktën në një nga fushat e mëposhtme:
•    në fushën e së drejtës
•    në administratën publike;
•    në administrimin e zgjedhjeve;
•    si drejtues i organizatave jofitimprurëse, të cilat kanë objekt të veprimtarisë së tyre mbrojtjen dhe zhvillimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, zhvillimin e zgjedhjeve demokratike apo politikat publike;
•    të mos jetë i dënuar penalisht;
•    të mos ketë qenë anëtar i ndonjë partie politike në 5 vitet e fundit;
•    të mos ketë qenë i zgjedhur deputet i Kuvendit në 5 vitet e fundit;
•    të mos ketë qenë pjesëtar në 5 vitet e fundit në Policinë e Shtetit, në Forcat të Armatosura dhe në Shërbimin Informativ Shtetëror;
•    të mos jetë larguar nga administrata publike apo çdo funksion publik për shkelje të detyrës.
Më pas do të jetë Kuvendi ai që do të bëjë përzgjedhjen e kreut të ri të  Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, i cili në fakt vetëm pak muaj më vonë duhet të nisë punën intensive për zgjedhjet e përgjithshme të 2017.

Article Logic
Execution time: 0.0034229755401611