INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KQZ – Partive: Dorëzoni raportet financiare deri më 31 mars, ose gjobë

KQZ – Partive: Dorëzoni raportet financiare deri më 31 mars, ose gjobë

Publikuar më: 14:44 27-03-2018

Dorëzimi i raporteve financiare ka qenë edhe njëherë kërkesa primare e KQZ-së për partitë politike.

Zëdhënësja Drilona Hoxha theksoi se do të ketë edhe gjoba për subjektet që nuk e përmbyllin këtë proces deri më 31 mars.

Sipas Hoxhës vetëm 18 forca politike, nga 128 në total, e kanë dorëzuar raportin.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është i vendosur të respektojë ligjin, ndaj ju kujtojmë se afati për dorëzimin e raporteve financiare është data 31 mars 2018 dhe shkelja e afatit të dorëzimit të raportit financiar në kohën e duhur apo paraqitja e tyre në shkelje të formateve të standardizuara, të miratuara nga KQZ, në zbatim të nenit 23/4 të ligjit “Për partitë politike”, dënohet me gjobë nga 50.000-100.000 lekë”, thuhet në njoftimin e KQZ.

 

Article Logic
Execution time: 0.0043580532073975