INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çështja e teatrit/ ''Do flijohemi brenda ndërtesës'', aktori i njohur hedh akuza kundër Rilindjes, paralajmëron grevë urie dhe...

Çështja e teatrit/ ''Do flijohemi brenda ndërtesës'', aktori i njohur hedh akuza kundër Rilindjes, paralajmëron grevë urie dhe...

Publikuar më: 15:05 27-03-2018

Mesa duket artistët nuk e kanë ndaluar “luftën” për Teatrin Kombëtar. Aktori i njohur shqiptar Arben Derhemi dhe krehu i Sindikatës së Artistëve të Teatrit Kombëtarë, para një jave kanë prezantuar Aleancën qytetare për mbrojtjen e TK-së.

Një aleancë, e cila fton të bëhet pjesë e saj çdo intelektual dhe qytetar të këtij vendi, që edhe në kohët më të vështira, që ka kaluar Shqipëria, ka gjetur aty një dritare lirie dhe mendimi ndryshe.

Drehemi është shprehur edhe më parë kundër projektit të ri për Teatrin Kombëtar, pas prezantimit të projektit që u bë nha kryeministri, aktori u shpreh se projekti nuk kishte lidhje me teatrin.

Drehemi e quan vjedhje të pastër atë që po ndodh me truallin e TK, duke e krahasuar me vjedhjen e bregdetit shqiptar, gjithashtu aktori deklaroi se kjo gjë që bo bëhet më TK, është një vjedhje e hapur në mes të Tiranës.

Aktori gjithashtu lajmëroi se nuk do të këtë asnjë lëshim nga ana e Aleancës, madje do të shkohet deri në grevë urie.

“Ne do të shkojmë deri në grevë urie, do të flijohemi brenda asaj ndërtese”- shprehet ai. Ai është pyetur se pse janë kujtuar kaq vonë , ai thekson: E vërtetë është, por nuk e menduam kështu. Ne nuk e dinim kaq malinj Kryeministrin dhe gjithë Rilindjen shqiptare. Po bën veprime antikombëtare dhe në një moment të caktuar ne e kuptuam logjikën e tij dhe pse po e bënte këtë. Por nuk duhet të mendojë, se e ka fituar luftën.

arben-derhemi-1.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0033538341522217