INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''4 vota, 200 mijë lekë''/ Në përgjimet e ''Bild'' edhe Pjerin Ndreu: Të deklarojë votën për PS-së ose të fluturojë nga puna [VIDEO]

''4 vota, 200 mijë lekë''/ Në përgjimet e ''Bild'' edhe Pjerin Ndreu: Të deklarojë votën për PS-së ose të fluturojë nga puna [VIDEO]

Publikuar më: 16:10 17-06-2019

Gazeta e njohur gjermane‘Bild’ ka publikuar përgjime të tjera të zyrtarëve të PS-së në lidhje me shitblerjen e votave.  Të përfshira në to është edhe deputeti socialist Pjerin Ndreu, teksa shantazhon mësuesit.
Në bisedën me Drini Gjecin, drejtor i Arsimit për rajonin e Dibrës, Ndreu i kërkon atij ti bëj presion drejtorit të shkollës që të deklaroj hapur votën për Partinë Socialiste, përndryshe të hënën do të “fluturojë nga puna”.
Biseda e plotë:
Pjerin Ndreu: Mirëmëngjes

Drini Gjeçi: Mirëmëngjes

Pjerin Ndreu: Pjerin Ndreu jam. Si je?

Drini Gjeçi: Po Pjerin. Si kalove?

Pjerin Ndreu: A je mirë? Si ke qenë?

Drini Gjeçi: Mirë.

Pjerin Ndreu: Bëj një telefon atij Reashat Elezit, nga Reçi. Thuaj drejtorit të shkollës me deklaru votën hapur, se ato sms që i çon poshtë e përpjetë nuk janë të mira. Thuaj atij të deklaroj hapur se do të votojë për Partinë Socialiste se përndryshe të hënën tregoja vetë ku fluturon.

Drini Gjeçi: Reshat Elezaj?

Pjerin Ndreu: Po

Drini Gjeçi: Po do flas unë tani me të

Pjerin Ndreu: Tregoji ku fluturon të hënën. Thuaj të deklarojë votën për Partinë Socialiste aty, ta deklaroj hapur për PS ose ndryshe të gjej vend të futet.

Drini Gjeçi: Mos u shqetëso se do e mbaroj unë atë punë.

pjerin from Vimeointv.al on Vimeo.

 

Në përgjimin e 7 është dialogu në mes Arben Keshit drejtor në Ministrinë e Brendshme dhe drejtori të Arsimit në Dibër, Drini Gjeci.
Keshi i thotë Gjecit që të marrë të gjithë drejtorët e shkollave në telefona dhe ti zgjojë nga gjumi e tu kërkojë emrat e personave që kanë folur për të votuar për PS-në.

Dialogu Keshi- Mësuesi

Keshi: Hë mo

Mesuesi: Kam ktë Altinin ktu te shtabi ktu. A e ke tnjohun

Keshi: Sdi gjo i kujt ësht Altini

Mesuesi: aaa?

Keshi: I kujt o altini

Mesuesi: I isuf qokut ish nxanës i imi

Keshi: Po, po ca ka ai?

Mesuesi: Ai nje problem, problemi atij esht kshtu po ai don nja 200 mij lek, kom 4 vota, do fejohet tani ktej nga Ternova. Nuk e di, fola me shemsiun tha, ka na i problem shemsiu tha, komunikova pardje

Keshi: po

Mesuesi: Atij zotnis Kollashit, kom komuniku atje rruges, sa u ndave me ate i thash Anes, ate i thash o vlla në emer të tand

Keshi: Jo ne emer tim

Mesuesi: ne emer tan, ne emer tim ne emer te drejtorit te arsimit, ja thash ja komunikova.

Keshi: Mire

Mesuesi: marova pun atje me to. Edhe gëzim hoxhën që kam pas pak problem se ka qen në Itali, nga Amerika erdhi sot, se ajo esht (nuk kuptohet) me vjerren time Gzim Hoxha. E ke parasysh vjerra ime esht mbese me Ismail Merlanin.

Keshi: po e kam parasysh

Mesuesi: Motra Merlanit dhe Gëzimi janë kushërinj të dy

Keshi: E mirë ok

Mësuesi: Ësht e mbarue ajo punë, nuk ka. Bujar Kurtazën e kom komuinku prap sot dhe Vehbi Muhametin e ke, kunata Vebiut është mbesa e Rem Ramës.

Keshi: Ato vllaznit e Vebiut na can drrasat tu u zon, ky thot hala ato

Mesuesi: Po ska lidhje me ata fare ai, nuk ësht përzi ai, nqoftse ke informacionin me te vogël ma thuj mu.

Keshi: Jo se kam pa

Mesuesi: Nqoftse ke ai ma ka thon mu troc ne zyre

Keshi: mire ok ne rregull

Mesuesi: une ti kam mbaru te gjitha punët pa përjashtim. Dhe atij zotnis un ja kom bo pardje te qarte në sy të Bujar Spahisë. Troc ja kom than mu para lokalit të Begut.

Keshi: në rregull hajt shumë mirë

Mesuesi: po qe se ashu pyte Neki Ukën pyte Din Jasharin

drejot from Vimeointv.al on Vimeo.

Article Logic
Execution time: 0.0025291442871094