INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Deklaroi ndarjen nga Erjoni, Mikela bën 'lëmsh' rrjetin me të dashurin e ri

Deklaroi ndarjen nga Erjoni, Mikela bën 'lëmsh' rrjetin me të dashurin e ri

Publikuar më: 12:31 08-07-2022

Së fundmi Mikela zbuloi se i ka dhënë fund lidhjes me Erionin. Pas daljes nga emisioni Mikela dhe Erioni ndanin shumë shpesh me ndjekësit e tyre momente nga jeta dhe romanca e tyre, por tashmë ishte vënë re mungesa e këtyre postimeve të përbashkëta.

"Nuk dua të flas, por fakti që s’na keni parë bashkë është një përgjigje", tha Mikela pak kohë më parë.

Pas ndarjes, ish-konkurrentja e “Për’puthen” nuk i ka shpëtuar trendit të ri të TikTok. Ajo ka postuar një video duke pretenduar se po na prezanton me të dashurin e ri. Në fakt ishte thjesht Roza Lati.

Ajo ka ndarë në Instastory një video të moderatores në makinë duke u shprehur: “Dua të konfirmoj lidhjen time të re. I dashuri im i ri ka një super mjet por është edhe shumë hot. Ky është i dashuri im i ri”.

 

 -640-0-screenshot-2022-07-07-224338-1657229136.png

Article Logic
Execution time: 0.003061056137085