INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Brad Pitt zbulon sëmundjen nga e cila vuan: 'Askush nuk më beson'

Brad Pitt zbulon sëmundjen nga e cila vuan: 'Askush nuk më beson'

Publikuar më: 13:26 08-07-2022

Nëse një mik i tij, e takon Brad Pitt, shanset janë që të mos e njohë për herë të dytë. Kjo si pasojë e “verbërisë së fytyrës”, sëmundje nga e cila aktori vuan. Sëmundja njihet me emrin prosopagnosia, e cila bën që i prekuri të luftojë për të kujtuar fytyrat e njerëzve.

“Askush nuk më beson! Dua të kujtoj njerëzit që takoj dhe kam frikë se u jap njerëzve idenë sikur jam i përmbajtur”, tha Brad Pit.

Pitt foli për vuajtjen nga kjo gjendje edhe në vitin 2013, duke thënë se kjo është arsyeja pse ai qëndron kaq shumë në shtëpi.

 

Article Logic
Execution time: 0.0031089782714844