Mbas ndeshjes me Maltën trajneri dhe kapiteni Saimir Ujkani dhanë deklaratat e tyre për atë që mund të quhet një ndeshje e shkëlqyer nga kombëtarja kosovare.
Për mediat trajneri u shpreh se e vlerëson ekipin si grup dhe nuk do donte të veçonte individë të veçantë. Ai tha se ishte shumë i lumtur për grintën që ekipi tregoi pas barazimit, ku nuk u demoralizua, por përkundrazi doli në lojën e vet. Ai shtoi se duhej pak më shumë përmirësim në mbrojtje dhe se është reparti ku kombëtarja do fokusohet më shumë tani e tutje.
Ndërsa kapiteni e nisi fillimisht duke shprehur keqardhjen për humbjen e lojtarit kosovar, Labinot Harbuzi. Më pas rreth ndeshjes kapiteni tha se ekipi tregoi që mund të luante një lojë me nivel për 90 minuta dhe se goditjet standarte ishin mjaft të mira, gjë që i jep goxha përparësi ekipit.